‘Një burrë me lekë apo një i varfër?’, Greta Koçi përgjigjet troç

Greta Koçi është një ndër këngëtaret që e zotërojnë skenën që prej shumë kohësh. Ajo ka publikuar dhe vazhdon të publikojë projekte muzikore mjaft të pëlqyera nga publiku.

Edhe në rrjetin social të instagramit, Greta, ka fansat e saj të cilët i bëjnë komente të ndryshme te postimet që ajo publikon në profilin e saj.

Së fundmi ajo ka shpërndarë në Instastoryn e saj, lojën “Pyetje-përgjigje”, ndërmjet së cilës iu jep mundësinë fansave t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet dhe më pas të marrin një përgjigje. Greta ka theksuar se do t’iu përgjigjet vetëm pyetjeve më të veçanta dhe specifike.

Një pyetje që ka rënë në sy eshte “Nese kishe njohur një djalë të varfër, a do ishe martuar me të?”. Kjo pyetje më shumë shtrohet në kuadër të idesë që kanë disa njerëz, se një vajzë në një gjendje të shkëlqyer ekonomike, një vajzë që i zotëron të gjitha të mirat materiale, ndoshta nuk do ia hidhte sytë dikujt që nuk është mirë financiarisht. Mirëpo, me përgjigjen e saj Greta ka bërë të ditur se për të, te një njeri ka shumë gjëra që vlerësohen dhe një prej tyre nuk është “është i pasur apo i varfër”.

“Pyetje gjysmake disi! Sepse nuk zgjidhet njeriu i jetës vetëm nga ky kriter “i pasur” apo i varfër. Ka shumë arsye të tjera pse nejriu vendos të lidh jetën me dikë. Ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respekti e mirëkuptimi.

Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok edhe krah, është njeriu që ti i beson dhe kalon gjithcka me të. Nëse një njeri ka këto cilësi dhe vlera që listova më lart, le të jetë i varfër, nuk ka problem. Pyetja që kam për ju është : A është e mundur që një njeri që ka arsim, kulturë, personalitet, integritet dhe mirësi në shpirt, të jetë një njeri që nuk mbijeton dot?”, – është përgjigjur këngëtarja.

Përgjigja e Gretës na lë të kuptojmë se kur vjen puna te dashuria,këngëtarja është një nga ato persona që vlerësojnë shpirtin para së gjithash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME