Shasi vendbanimi i hershëm ilir, qyteti i 365 kishave

Nga Albert Vataj

Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Për të flitet fare pak. Nuk është bërë asgjë veç të drejtës për ta mbuluar me harrim. E megjithatë Shasi mbetet një prej dëshmimeve më domethënëse të qytetërimit ilir. Megjithëse sot vetëm disa rrënoja rreken të na mbajnë të lidhur me këtë qyetetërim të hershëm ilir, Shasi është kaq i gjallë dhe kaq madhështor në çdo fragment të krenaris së saj. Çdo gur dhe çdo mur flet me heshtjen e vet mitike. duke dashur të mbaj gjeneratat të lidhur me këto themele, të cilat mundën të mbërrijnë derimsot si një dëshmi e vitalitetit dhe qëndresës, me të cilin ajo u përball hordhive të barbarëve që e plaçkitën, e dogjën

e rrafshun. Por Shasi, banorët e tij, një vullnesë e epërme ka mbajtur në jetë duke e rikthyer atë më epik se më parë deri në gërmadhat e ditëve të sotme, gërmadha të braktisura, dëshmime të mënjanuara, të vërteta historike të ngulura thellë në kujtesën e atyre që e jetësuan në vepër Shasin dhe në këto gurë që i pëcëllon dielli e i mbështjellin myshqet. Emri: shqip quhet Shas, në sllavishte Svaç, në latinishte Suacium. Ishte qytet i fortifikuar mesjetarë. Mendohet se është krijuar që nga periudha e hershme kur u krijua edhe Dioklea.

 

Shasi gjendet në një kodrinë shkembore përmbi liqenin e Shasit në lartësinë mbi nivelin e detit mes 60 deri 70 metrash, në koordinatat gjeografike: 41° 59’ 11” °N dhe 19° 18’ 58” ‘E.

 

Shasi përmendet në shekullin VIII si qendër peshkopale Diocesis Suacinensi. Ndërsa supozohet se është themeluar në shkeullin VI, në periudhën e mbretit Justinian. Ndërsa elementet e banimit janë shumë më të hershme. Janë gjetur mbetjet a

rkeologjike qe nga periudhat: neolitike, eneolitike, koha e hekurit, shekulli IV p.e.r.

Qyteteti ishte i rrethuar me mure dhe kulla mbrojtëse. Hyrja kryesore ishte nga ana veriore, nën të cilën gjenden gjurmat e suburb, ( qytetit përreth qytetit të fortifikuar ). Brenda dhe jashtë fortifikatës së qytetit gjendet një numër i madh i kishave mesjetare të ndërtuara mbi themelet e kishave shumë më të vjetra. Hyrja e dytë ( mbetjet e së cilës janë shumë të ruajtura sikurë edhe ato të hyrjes kryesore ) gjendet në anën e liqenit me të njëtin emër nga i cili popullata e qytetit është furnizuar me ujë. I tërë qyteti i

Shasit është një park arkeologjik shumë i pasur me mbetje arkeologjike nga periudhat e ndryshme në të cilin është identifikuar një numër i madh i objekteve të ndryshme, nga të cilat qartë janë identifikuar 15 kisha. Përveç të tjerëve Shasin e shkatërrojë dhe shkretërojë perandori serbë Stefan Nemanja. Këtë e dëshmon në shkrimet e veta i biri i Nemanjës Stefani i Parë i Kurorëzuar i cili thekson se përveç Shasit i jati i tijë kishte rrënuar edhe Drishtin, Shkodrën, Ulqinin edhe qytetin e famshëm të Tivarit (Antibarus).

 

Me ardhjen e turqëve Shasi definitivisht shkatërrohet dhe jeta në të vdes. Në vazhdim nga Shasi plaçkitet ajo cfare ka mbetur nga pasuria arkeologjike e kjo vazhdon deri në ditët e sotme. Ne Shas ka sherbyer si prift Dom Gjon Buzuku, i cili ne vitin 1555 ka shkruar librin e pare shqip “Meshari”. Nga germimet e koheve te fundit qe po kryhen ne Shas, pritet qe te behen zbulime te antikitetit qe do te kene vlera historike per te gjithe Mesdheun.

 

Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik. Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium- Sckodër, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje

, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike. Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet ipeshkvnor (Svacia Civitas). Rreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht më 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur e zaptuan turqit më 1571. Sipas Marin Biccit – 1610 , Shasi ka pasur 365 kishë, që përkon me numrin e ditëve të një motmoti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të

Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitekturore dhe afreska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.

 

Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash – bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.

 

Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta, por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase. Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami,

vathë e thjeshtë, unazat, tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme.Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.

 

Përveq Shasit në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytet Trishti, Danja dhe Sarda.

 

Qytetërimi shqiptar më shumë ndodhet nën dhe sesa mbi të. Në viset etnike shqiptare në Mal të Zi, e mbi të gjitha në rajonin e Ulqinit, janë një numër i madh i monumenteve të trashëgimisë sonë nga historia jonë e hershme, ku zë vend edhe qyteti i lashtë i Shasit, sot qytet që nuk banohet.

 

Shasi është vendbanim antik ilir, i cili ngrihet në malin po me të njëjtin emër. Këndej pari, në periudhën antike ka kaluar rruga e lashtë lidhëse në mes Ulqinit dhe Shkodrës. Shasi në literaturë njihet si: Suatio, Suaço, Savocci, Svaciao, Fshas etj. Baza e qytetit të lashtë është ndërtuar nga gurët e mëdhenj, ndërsa murin rrethues stihitë e kohës e kanë dëmtuar shumë; ky mur bart vlera të mëdha arkitektonike dhe artistike. Edhe sot e kësaj dite aty qëndrojnë dy portat e qytetit.

 

Arqipeshkvia e Tivarit (mbi 900 vjet) ishte baza kryesore e katolicizmit në Shqipërinë e Veriut, por edhe ipeshkvia e Shasit e luante të njëjtin rol për zonën e vet. Në vitin 1443 ipeshkëv i Shasit ka qenë Palë Dushmani.

 

Sikur të bëheshin hulumtime nënujore, do të gjendej edhe më shumë nga Shasi, kjo trashëgimi e pa hulumtuar nga ana e jonë është fshehur nga sllavët me shekuj. Ka edhe fakte që dëshmojnë se gjatë verës, kur niveli i ujit të liqenit të Shasit është i ulët shihen pjesë të mureve të shtëpive të dikurshme të banimit.

 

Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.

 

Shasi më herët u shndërrua në hapësira me vende të fortifikuara sikurse tregon pozicioni i tij në luftën në mes të Papatit dhe Bizantit për të zotëruar këtë qytet në kohën e mesjetës. Hulumtimet në lokalitetin e Shasit të vjetër dëshmojnë për ekzistencën e vendbanimit parahistorik si bazë ku është ngritur qyteti i Shasit pasi qe u bë zbulimi i kulturës së Komanit, me anë të së cilit u bë përcaktimi më i saktë i datimit të objekteve sakrale që kanë ekzistuar që nga shekujt VI-VII.

 

Ky vendbanim i lashtë përveç rëndësisë strategjike jepte edhe kushte të përshtatshme për jetë, duke u parë edhe vendndodhja e tij në liqenin e Shasit dhe Bunën të pasur me peshk, zogj, shtazë të egra dhe kushte të tjera të veçanta për blegtori dhe bujqësi.

Duke iu referuar një shkruesi të panjohur dhe dorëshkrimit të tij “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, thuhet se “në këtë trevë gjendej qyteti shumë i vjetër i quajtur Shasi, ku duken gjurmët e 365 kishave larg nga Ulqini 15 milje….’. Më tej shkruan se “afër këtij qyteti gjenden liqeni, shpella, burimi ujit dhe mali Lisinjë, Ledhet e Shasit dhe porta ku vdiq Kapedani i Qesarit, duke luftuar tmerrësisht kundër Pompejanit ku janë edhe sot në këmbë dhe si mrekulli një gropë e madhe, ende parrafshuar…”

 

Shasi mesjetar.

Nuk ka dyshim se Shasi mesjetar si qytet i zhvilluar është përjetësuar edhe në numizmatikë, sepse i ka farkuar monedhat e veta,të cilat e mbanin mbishkrimin Suacium, si dhe ajo që e paraqet figurën e Shën Palit Pagëzuesit, si mbrojtës i qytetit, si dhe pirgun ashtu dhe kështjellën me porën madhështore të këtij qyteti.

 

Versionet malazeze te kësaj periudhe cekin se Stefan Nemanja (shek XIII) i shkatërroi kishat shqiptare dhe librat e kohës e kreu konvertimin me dhunë të banorëve të mbetur në ortodoks, gjë që e cila përputhet me traditën gojore në Shas, ku banorët tani të fshatit Shas thonë ”se të gjitha kishat në fillim ishin katolike”.

 

Kërkimet e para të arkeologjisë jugosllave, që u takojnë viteve 1980, zbuluan një hershmëri më të madhe se ajo që dihej. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kultures së Shasit që e trembi shkollën arkeologjike të Beogradit. Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti ndërpreu hulumtimet, kur vërejtën se kanë të bëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë. Ky pra është qyteti ilir i 365 kishave, që në fillim u shkatërrua nga sllavet e pastaj e vërteta e gërmadhave të tij u fsheh po ashtu nga sllavet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...