”Njerëzit më uronin, kurse unë shpërtheja në lotë” Bieta Sulo flet për periudhën e vështirë që kaloi pas lindjes së Kroit

Për Bieta Sulon dhe Alban Dudushin, një ndër çiftet më të dashur dhe të njohur të ekranit, viti 2017 do të tregohej vërtetë zemërgjerë pasi do t’u sillte dhuratën më të bukur të jetës, Kroin e Art-ë të dashurisë dhe lumturisë. Edhe pse Albani i kishte provuar emocionet e prindërimit vite më parë, ardhja në jetë e pjesëtarit më të ri të familjes do ta vinte përballë përgjegjësive e angazhimeve të reja.

Kurse për Bietën të bërit nënë është një eksperiencë që i ka ndryshuar jetën dhe këtë gjë e shpreh vazhdimisht edhe në rrjetet sociale, ku është gjithmonë aktive dhe përditëson llogaritë e saj me fotografitë e Kroit. Mirëpo vetëm së fundmi, ajo ka folur për një moment të errët për të cilin askush nuk dinte gjë.

 

 

Në një intervistë ndryshe për kopertinën online të ”Class”, moderatorja e ”Ftesë në 5″ ka pranuar se ka vuajtur nga depresioni post-partum. “Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes.

 

E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë,

ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë)…”, ka thënë Bieta.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...