ryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë ku edhe po kalon pushimet me familjen e tij në vilën shtetërore.
“Paparacët” kanë kapur një foto të tij duke pirë cigare, nga ku duket si brenda një lokali. Fotoja u ripostua nga faqja e meme-ve “Brryli Broadway”, e cila risjell në vemendje shkeljen e ligjit anti-duhan, që ndalon konsumimin e cigareve në amiente të mbyllura.
Për foton ka reaguar vetë kreu i qeverisë, i cili shkruan se fotoja është shkrepur tek Lungomarja e Vlorës, në zonën e jashtme të një lokali.
Postimi i Edi Ramës
“O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit,”-shkruan Rama.
Edhe pse kryeministri këmbëngul se fotoja është shkrepur kur ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit, pas tij duket rafti i verërave.