Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër pas vendosjes së memorialit përkujtimor në Parkun e Liqenit në Tiranë, në nder të personave që humbën jetën 3 vite më parë, gjatë grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Ngjela ka dënuar ashpër aktin e Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, ndërsa e cilëson memorialin turk në Tiranë si fyes për shqiptarët.
Ngjela thekson se Rama duhet të japë sqarime lidhur me këtë çështje të shumëpërfolur.
Sipas avokatit, nëse Rama nuk e bën këtë gjë, lë të nënkuptohet që mes tij dhe Erdogan ka një marrëveshje sekrete.
Reagimi i plotë i Ngjelës:
Ku e gjen të drejtën Ambasada e Turqisë për të bërë një marshim antishqiptar në Tiranë se na paska shpëtuar Erdogani nga një grusht shteti? Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi!
Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin. Kryeministri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshje sekrete, e cila është kri.m shtetëror. Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e Jashtme thotë “nuk di gjë”. Po pse, çfarë është Shqipëria, një terra nullis, tokë e askujt?
Me që qeveria shqiptare nuk pranon të përgjigjet, sepse siç duket, e di veten një këshill mbretëror me fuqi absolute, është i detyruar t’i përgjigjet opinionit publik kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: çfarë është ky memorial turk fyes për shqiptarët që vendoset në Tiranë?
Dhe të vendosë shkuljen e tij, sa më shpejt që të jetë e mundur.