Në vitin 1987 për Enver Hoxhën thuheJ se kishte lidhje intime me ministrat

Enver Hoxha ka qenë një prej diktatorëve më mizor që ka njohur historia botërore. Për shumë vite ai e izoloi vendin tonë, por edhe u mori jetën shumë njerëzve të pafajshëm.

 

Nuk është hera e parë që përflitet se Hoxha mund të ketë qenë homoseksual. Këtë herë ka dalë detaje edhe më të rënda. Ka qenë përkthyesi i tij, ai që edhe më herët ka treguar detaje tronditëse.

Më poshtë po sjellim disa prej shkrimeve që janë botuar në media prestigjioze në vitin 1987.

 

Në 10 nëntor 1987 në gazetën greke “Vradhini”, shkruhej:

Erdha në Greqi për të marrë frymë lirisht. Po. Isha përkthyesi personal i Enver Hoxhës dhe di hollësira të rëndësishme për jetën dhe pasionin e tij prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen që krijohej në mekanizmin e Partisë të Shqipërisë kur ndodhnin arratisje jashtë shtetit. Shtypen të drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rënie të ekonomisë, censure, devijime morale. Katalogu është i gjatë!

 

Edhe gazeta italiane “La Stampa” ka shkruar në vitin 1987:

Frika se mos e tallnin e çoi deri në paranojë. Të kundërshtoje marrëdhëniet me udhëheqësin, do të thoshte të dënoheshe me vdekje, e megjithatë ishte seksofob dhe e dënonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp pune të detyruar.’’
Bulka, ish-përkthyesi i Hoxhës ka treguar se ai filloi të hyjë në marrëdhënie homoseksuale në Paris, ku studioi përpara Luftës së Dytë Botërore dhe se udhëheqësit kryesorë shqiptarë e dinë se ai i vazhdoi marrëdhëniet e fshehta homoseksuale deri ditën që vdiq.

 

Edhe gazeta ‘Il Mesaxhero’, e datës 11.11.1987 boton një artikull me titull:

Zbulimet, Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës’ dhe me nëntitull: ‘Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: Enveri i vrau vetë ministrat, dashnoret e tij…’’
Thuhet se këtë gjë e dinte edh gruaja e Hoxhës, Nexhmija.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...