Flet Bujar Kapexhiu: Pse mora pjesë në ceremoninë e memorialit turk në Tiranë

Reagon për herë të parë regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, një nga personalitetet që mori pjesë në ceremoninë e përurimit të memorialit dedikuar të rënëve turq gjatë komplotit në 15 korrikut 2016 në Turqi.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Kapexhiu thotë se ishte i pranishëm si përfaqësues i shoqërisë civile dhe se ky memorial shërben si shembull për ne shqiptarët, për të ngritur jo vetëm zërin kundër padrejtësive, por edhe për të nderuar të rënët e regjimit komunist në Shqipëri.

“Ky memorial është ngritur për të nderuar njerëz të cilët dhanë jetën për vendin e tyre, U ngritën për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit dhe ky rast duhet të shërbejë si shembull për të gjithë ata njerëz të cilët sakrifikojnë për vendin e tyre.

Unë isha i pranishëm në këtë ceremoni si përfaqësues i shoqërisë civile, i disa shoqatave meqë jam kreu i “Shoqatës Bashkësia Dibrane”. Unë e shoh si një shembull për ngritjen e memorialëve për të gjithë ata njerëz që e meritojnë , që kanë dhënë jetën për vendin e tyre sepse ne kemi shumë mangësi në këtë drejtim.

I pyetur se në Shqipëri po nderohen të rënët e një vendi tjetër dhe nuk ka ende një të tillë për të rënënt e komunizmit, Kapexhiu u shpreh: “Nëse ambasada turke nderon njerëzit e saj, do të thotë se ajo interesohet për ta, ndërsa ne nuk e bëjmë këtë. Këtu kanë ardhur grekët, anglezët, gjermanët për të nderuar të rënët e tyre… po ne çfarë bëmë? Le të kemi edhe ne memorialë, buste në të gjithë vendin për të nderuar kujtimin e atyre njerëzve që u zhdukën nga ai regjim diktatorial.

Të rënët në atë memorial u ngritën për të mbrojtur Republikën e Turqisë nga një komplot. Le të ngrihemi edhe ne për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë e për të kundërshtuar çdo lloj diktature, fatkeqësisht ne heshtim. E quajtura shoqëri civile hesht, intelektualët nuk flasin. Ose janë shitur, ose kanë frikë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...