‘Ndihem si 24’ , Hygerta Sako feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjeç mbush

532

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri.

Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion.

Prej shumë kohësh Sako është edhe një nga figurat më të njohura të emisioneve sportive me programet që drejton në televizionin shtetëror dhe ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj te 42-të.

Me anë të një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instgram Sako ka shkruajtur:

“Nuk jam e lumtur që bëra 42, por jam e lumtur se ndihem si 24 dhe e dashuruar”.

Nga postimet duket se ajo po kalon pushimet në Vlorë dhe duket në një formë të mirë dhe mjaft e lumtur në këto ditë vere