‘Çfarë të kujton 27 Janari 2003?’, PD sërish akuza Pjetrit: Fshihet pas dëshmisë pa vlere të penalitetit ashtu si Elvis Roshi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, i cili tregonte se ai nuk është i dënuar në Itali.

Bardhi thekson se ashtu si Elvis Roshi, edhe Pjetri mashtron në të njëjtën mënyrë, por që dokumenti që paraqet si provë të pafajësisë sipas tij nuk ka asnjë vlerë.

Duke shtruar disa pyetje për Pjetrin, Bardhi thekson: ‘Çfarë të kujton data 27 Janar 2003? ‘

Reagimi i Bardhit

Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.

Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie.

Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.

Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit.

Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar.

Për t’i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...