Turqia mbetet në krye të destinacioneve të preferuara të shqiptarëve për pushime

Shqiptarët ende preferojnë Turqinë si destinacionin e tyre kryesor për pushimet e verës, megjithëse ishujt grekë kanë filluar gjithashtu të joshin shqiptarët më të rinj, të cilët duan të kalojnë jashtë vendit pushimet e tyre të verës.

Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës rreth fluturimeve gjatë verës 2016 tregojnë se rreth 41,000 shqiptarë kryen fluturime çarter drejt detit Egje në Turqi atë vit, ndërsa operatorët e shohin trendin të mbetet i njëjtë gjatë 2017.

Konaklı, Antalya

 

 

Konaklı, Antalya

 

 

Keshtjella, Antalya

 

Jetmira Hoxha, menaxhere e agjencisë Union Travel, i tha BIRN se megjithëse çmimet e kësaj vere për paketat e pushimeve me të gjitha të përfshira në Turqi ishin më të larta se në 2016, kërkesa mbetet ende e fortë.

“Turqia padyshim është destinacioni më i preferuar për shqiptarët, kryesisht për familjet që mund të gjejnë… paketa të plota me çmime të përballueshme,” tha ajo.

 

Çmimet relativisht të ulëta janë një faktor i rëndësishëm për shqiptarët, një nga vendet më të varfra në Europë.

Plazhi Antalya

Dhjetëra agjenci turistike ofrojnë paketa 1-javore nga 350 euro personi deri në 1000 euro për një hotel me pesë yje. Fëmijët, në varësi të moshës, paguajnë gjysmë çmimi ose mund edhe t’i shoqërojnë prindërit falas.

 

Çfarë e ndihmon Turqinë të mbajë popullaritetin e vet si një destinacion veror që shumë kompani çarter ofrojnë fluturime direkte nga Tirana, janë përfshirja e çmimeve paketë, që e bën eksperiencën pa stres.

“Gjatë korrikut dhe gushtit, ka fluturime të përditshme hyrëse dhe dalëse,”

Antalya

Adela Kaja, agjente e agjencisë turistike ATHS i tha BIRN se pushimet në Turqi kanë dominuar tregun shqiptar të pushimeve për një dekadë dhe tendi ka qëndruar i njëjti për vitin 2017.

“Nuk ka opsion tjetër për momentin për të mundur komoditetin dhe çmimet që ofron Turqia. Është numër një kur bie fjala për nevojat e familjeve,” tha ajo.

 

Fatjola Hoxha, një avokate e cila për 12 vjet i ka bërë pushimet në Turqi, i tha BIRN se e preferonte për shkak se ha më shumë kohë të shkosh në vende fqinje si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia dhe ato janë gjithashtu më të shtrenjta.

“Nëse zgjedh ishujt grekë, duhet të udhëtosh nga rruga dhe me anije, ndërsa radhët e gjata në verë në kufirin me Malin e Zi dhe Kroacinë janë të lodhshme – pa përmendur se këto destinacione janë të shtrenjta,” tha Hoxha.

Ajo tha se me paketat e plota në Turqi, nuk ka abuzime apo befasi të këqija.

 

Megjithatë, agjencitë turistike thonë se ishujt grekë kanë filluar të bëhen më popullorë për shqiptarët në tre vitet e fundit.

 

“Kemi filluar të ofrojmë paketa tre-ditore me të gjitha të përfshira në Korfuz dhe Halkidiki dhe në veri të Greqisë, në Rivierën Olimpik dhe shumë persona i shohin si tërheqëse, veçanërisht të rinjtë. Destinacionet greke janë më shumë për eksplorim, ndërsa ato turke ofrojmë më tepër qëndrime luksi dhe qetësimi,” tha Kaja nga ATHS.

 

Jetmira Hoxha, nga Union Travel, gjithashtu thotë se pushimet në Pargë dhe Prevezë në Greqi kanë filluar të fitojnë frekuentues besnikë kur vjen te pushimet.

 

Agjentët turistikë në Shqipëri gjithashtu përmendin Spanjën dhe Portugalin si destinacione më të frekuentuara për shqiptarët gjatë verës. Megjithatë, mungesa e fluturimeve direkte nga Shqipëria me këto vende mbetet një pengesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...