Një politikan në Kenia ka lëshuar gazra gjatë mbylljes së seancës parlamentare, ndërkohë pjesëtartë e tjerë kanë fajësuar njëri-tjetrin për erën e rëndë.
Përleshja shpërtheu në asamblenë e qarkut “Homa Bay” të mërkurën ku një nga ligjvënësit akuzoi një koleg për ‘ndotjen e ajrit’.
Deputeti në fjalë mohoi pretendimet dhe këmbënguli se “Unë nuk mund të bëj një gjë të tillë përpara kolegëve të mi”, raportojnë mediat kineze.
Por një nga pjesëtraët në Kuvend urdhëroi me ngut aromatizuesin e ajrit të në mënyrë që të zgjidhej problemi në sallën e Parlamentit.
Kjo ngjarje qesharake dhe shqetësuese për të gjithë deputetët, ndikoi mjaft keq pasi dhe temperaturat janë shumë të larta në këto ditë gushti.
Politikanët kishin debatuar për mungesën e etikës në sallën e parlamentit gjë që solli dhe vonesa si kurrë më parë në zhvillimin e seancës parlamentare.
Burimi: Dailymail