Edhe pse Pjetri i ka mohuar akuzat edhe më parë duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi, PD nuk është ndalur me akuzat ndaj. I gjendur në këtë situatë Pjetri ka publikuar dy certifikata ku në to deklarohet nga organet në Itali se ai nuk ka probleme dhe se nuk është marrë kurrë si i pandehur.
Kreu i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri u është përgjigjur edhe një herë akuzave të Partisë Demokratike për sa i përket pastërtisë së tij me drejtësinë.
PD ka ngritur pretendime ndaj Pjetrit se ai ka probleme me shtetin italian madje ka bërë edhe një kërkesë në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit.
Edhe pse Pjetri i ka mohuar akuzat edhe më parë duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi, PD nuk është ndalur me akuzat ndaj. I gjendur në këtë situatë Pjetri ka publikuar dy certifikata ku në to deklarohet nga organet në Itali se ai nuk ka probleme dhe se nuk është marrë kurrë si i pandehur.
PD e akuzonte Pjetrin se shteti italian e ka përzënë në vitin 2002 dhe deri në 2010 nuk ka hyrë më në shtetin fqinj, Pjetri por në dokumentet e publikuara nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës këto akuza bien.
Pjetri i ka quajtur akuzat asgjë më shumë sesa dështime që thjeshtë kërkojnë t’i njollosin emrin.
Në dy certifikatat e publikuara nga Pjetri, Ministria e Drejtësisë në Itali e shpall ‘Nul’ pjesën e dënimeve për Pjetrin që do të thotë se ai nuk ka probleme me drejtësinë italiane.
Ndërsa në prokurën e Republikës, Firenze thuhet se Pjetri nuk është marrë asnjëherë si i pandehur.
Postimi i plotë:
Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.
Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.
Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.
Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.
Ndërsa në certifikatat e publikuara nga Pjetri thuhet:
“Deklarohet se në arkivin e vendimeve gjyqësore, nuk ka asnjë rast që të jetë proceduar qytetari shqiptar, Valdrin Pjetri.
Nuk rezulton të jetë ndaj tij asnjë procedurë ku ai të jetë marrë në cilësinë e të pandehurit.
Kjo certifikatë ka të bejë me regjistrat informatik të Prokurorisë së Republikës së Firences. Ka të bëj me kerkesën e personit të sipër përmendur i cili nuk është rezident në Itali.” thuhet ndër të tjera në certifikatat e publikuara nga Pjetri.
E.L./Shqiptarja.com