Imami jep lajmin e gëzueshëm për foshnjën e gjetur në rrugë në Tiranë, dikush do ta birësojë

Imam Ahmed Kalaja ka publikuar ditën e sotme një mesazh që një qytetar, i cili i ka shkruar teksa Kalaja ka qenë duke shkuar për pelegrinazh në Haxh.

 

Personi në fjalë, emrin e të cilit Imami nuk e ka bërë të ditur, i thotë Kalasë se do të kujdeset vetë, personalisht, për rritjen e foshnjës që u gjet i braktisur dy ditë më parë në Tiranë.

 

Qytetari kërkon ndërmjetësimin e Imam Kalasë për të bërë të mundur marrjen e foshnjës, në mënyrë që ai ta rrisë.

 

Vëtë Imami shpreh falenderime kundrejt këtij personi.

Teksa publikoi foto të foshnjes dhe mesazhit të qytetarit, Ahmedi shkruan në Facebook:

Heroi I Radhes
Lexoje te plote!

Lajmi madh nga Qabja e Madhnueshme;
O Allah bekoje kete besimtar e jepi realizim deshirash per hapin e madh qe po hedh!
Amin!

Ai dergoi sms ne inboxin tim ku zotohet qe do e marre persiper kete rast, kam sjelle edhe foto te sms se tij per korrektese po edhe per ruajtjen e privatesise nuk kam shfaqur kush eshte ndoshta kur te mbarojme proçedurat jua japim lajmin bashke me fotot.
Me njoftoni ne inbox si mund te proçedojme normalisht pasi te kthehem nga haxhi do merrem vete bashke me vellain ne fjale per kete gje.
Zoti ju bekofte!

Amin!”

 

 

Kujtojmë se dy ditë më parë, një zonjë gjeti një foshnjë në limitet e jetës në fshatin Sos në Tiranë. Foshnja ishte e hedhur në anë të rrugës, e braktisur, e mbështjellë me një çarçaf të bardhë dhe e nxirë e gjitha.

 

Gruaja që kishte telefonuar policinë, bën me dije se foshnjen e kishte gjetur në derën e shtëpisë së mikes së saj, e cila kishte një fëmijë 3 muajsh.

 

Ajo ushqeu fëmijën e braktisur me qumshtin e saj të gjirit, por i vogli ishte pa fuqi për të thithur, për shkak të gjendjes aspak të mirë shëndetësore.

 

E paidentifikuar, këto janë detajet që ka dhënë gruaja në lidhje me bebushin:

 

Jam zonja qe beri statusin per femijen e braktisur…per te sqaruar ata qe sduan te kuptojne dhe ata qe spekullojne po ju jap detaje….ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sos ne Tirane, mikja ime mengjesin e djeshem gjen nje foshnje te braktisur ne deren e shtepise se saj, femija ishte i nxire komplet. Zonja ne fjale ka nje foshnje 3 muajshe dhe i kishte dhene qumesh gjiri por i pa fuqishem bebeja nuk mundi ta thithe dhe per kete shkak ja dha me shishe pas pak ai vjen ne vete…u njoftua policija dhe ambulanca dhe per shkak te hetimeve (shenja gishterinjsh etj) nuk eshte lejuar qe femija te levize nga vendi dhe foton e ka bere policija per shkak hetimi…

 

per te gjithe ata pseudo gazetare qe e duan lajmin ti vije qofte ne shtepi i them hulumtoni gjeni prova nese nuk bindeni por mos perhapni dyshime per shkak te paaftesise suaj profesionale…sa vrasje behen…sa vjedhje…djegje…a ka denoncim ne medja?? JO…populli i thjeshte eshte gazetarija me e sakte….foton e kam prere une pasi me te drejte zonja nuk deshiron ta beje publike foton e saj neper rrjete sociale….per te gjithe ata qe bejne moral ju lutem mos shihni detajet por THELBIN femija erdhi ne jete si pasoje e kesaj zonje qe i Madhi Zot ja shperblefte!

Me falni qe u zgjata por ishte e nevojshme ne baze te komenteve qe lex”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...