Shtjefën Gjeçovi lindi me 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë të Kosovës, 11 km larg Prishtinës, ku kaloj dhe fëmijërinë e hershme dhe pastaj vazhdoj kolegjin françeskan në Troshan (Lezhë). Në vitin 1888 në Kroaci vazhdoj studimet deri në vitin 1896. Sherbeu si prift në Pejë, Laç, Gomsiqe, Prekal, Theth, Rrubik, Vlorë, Troshan, Gjakovë, Zym etj.
Mblodhi gojëdhana, zakone, bestytni, visar gjuhësor. Pergatiti monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, petagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi artikuj publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoj një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama e tragjedi, poezi e romane, perktheu letersi botërore në gjuhën shqipe e vepra fetare, pergatiti vëllime me dokumente për historinë e popullit tonë, shkroi artikuj e studime historike.
Në luftën çlirimtare mori pjesë me pushkë në dorë në Gomsiqe (1912) e Vlorë (1920), hapi shkolla shqipe e ishte mësues i tyre, ishte i pari që aktivishtë punon për bashkimin e dy kishave shqiptare në vitët ‘20 të shek. XX. U vra nga shovinistët serbë me 14 tetor 1929 në Zym (Prizren) ku sherbente si famullitar.
Këtu kemi renditur vetëm disa të dhëna nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë për koleksionin e tij të pasur arkeologjik, i cili falë punës së tij na la trashëgim vlera të rralla të historisë së popullit tonë..
Odiseja e Kambanës së Skenderbeut
Në vitin 1901 A. Degrand, konsulli frances i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe per dy kambana, që ishin të lëna në mëshiren e fatit në rrenojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, e derdhur në bronz në vitin 1462, me perzjerje metalesh të çmuara. Menjëherë u vunë në levizje tregëtarët e relikeve e antikuareve dhe ju propozua agajt të qytetit të Krujës Muharrem Kaloshi shuma prej 25 napolonash flori me kusht, që të ju a dergonte kambanën e Skenderbeut në Barbullush.
Sipas trafikantëve nga Barbullushi ishte rruga më e lehtë per trafikantet me anë të detit, sepse edhe në kohën e pushtimit turk objekte të tilla nuk dilnin kollaj nga portet e doganat e Perandorisë.
I mirinformuar Gjeçovi, prift i fshatit të humbur e të varfër, Laçit të Kurbinit, i vihet punës për ta futur në dorë këtë relike të çmuar e ti trashëgohet shqiptarve si shenjë i epokës së lavdishme të tyre. Vrapon tek Muharrem Aga, hyn në pazar dhe bie dakort për një çmim prej 15 napolonash, me kusht, që kambanën ta marrë vetë Gjeçovi nga Kruja. Se si i gjeti e i sajoj Gjeçovi 15 napolonat nuk dimë, por vetë ai me 1901 shkruan: “Në të vertetë unë nuk mund ta paguaj edhe sikur të shisja vetën time”. Megjithatë e bleu kambanën, e fshehu mirë, si pohon vetë dhe i shkruan konsullit A-Hungarez në Durrës, ku i kerkonte instruksione.
Ranë dakort dhe u bë kontrata që kambanën do ta ruante konti austriak Kiuatkovvski dhe do ti kthehej Krujës kur të rindertohej kisha e Kështjellës. Kambana udhëtoi drejt Durrësit dhe më vonë drejt Vjenës. Në vitin 1923, më 28 nëntor në Tiranë u hap për herë të parë Muzeu Kombëtar Shqiptar. Gjeçovi ngriti peshë me letra herë ambasadën austriake, e herë vetë qeverinë e Vjenës deri sa ja arriti qëllimit.
Kambana erdhi, por me vonesë. Nga Vjena ju dergua ambasadës tonë në Romë dhe në dhjetor 1923 arriti në Tiranë. Gjeçovi nga Shkodra vrapon për ta parë me sytë e tij dhe për ta saktësuar, që është ajo. Me këtë rast bëri dhe një vizatim në dy pamjet, që ruhet në AQSH, Tiranë ku ruhet fondi i tij arkivor.
Odiseja nuk mbaron këtu. Muzeu i Tiranës shkatërrohet, Gjeçovi vjen në Tiranë, merr kambanën dhe e çon në Shkoder. Pas Luftës së Dytë ajo kthehet prapë në Tiranë, sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Skenderbeut në Krujë
Katalogu që humbi nëpër vite
Në AQSH, Tiranë ruhet inventari i koleksionit të parë arkeologjik shqiptar me 500 objekte i krijuar në fazën e parë të punës me shumë mundime nga Gjeçovi. Po nga dokumentet e Arkivit rezulton se të gjitha objektet ishin të skicuara sipas kërkesave të disiplinës arkeologjike bashkohore Europiane.
Ruhen skicat e objekteve arkeologjike të fillimshekullit XX, me numër 5, 180 dhe 181 (shiko fotot). Kjo ishte e vetmja mënyrë e dokumentimit me kartela shkencore per kohen, sepse fotografitë ishin shumë të kushtueshme dhe nuk i përballonte financiarisht me buxhetin e tij një prift, që e kaloi jetën në fshatrat e varfëra të malësive të veriut. Katalogu u ruajt me fanatizëm sa ishte gjallë autori i tij, por ai u harrua në ndonjë qoshe të lagësht bodrumi duke na ardhur tek ne vetëm këto tri skica si dëshmi e punës së madhe. Vizatimet e katalogut krahas me disa skica e vizatime e kopertina librash tregojnë se ai kisht përgatitje edhe si vizatues e skicograf
“Vlera” e objekteve arkeologjike
Në fillim të viteve ‘20 objektet arkeologjike të zbuluara dhe të mbledhura nga Gjeçovi u ekspozuan në një ekspozitë në Romë. Përfaqësuesi i Gjermanisë në këtë ekspozitë u shpreh: “…me vlerën e këtij koleksioni arkeologjik Gjermania mundet të paguajë pjesën më të madhe të dëmeve të luftës (Lufta e Parë Botërore). Në Shqipëri një objekt, që nuk ishte prej floriri ose argjendi nuk kishte vlerën as të 10 kg misër ose të një palë opingave.
“Shakatë” e arkeologëve të huaj
Meqenëse në Shqipëri objektet arkeologjike vlerësoheshin vetëm kur ishin flori e argjend e të tjerat vlera quheshin “rrangullishte”, që shumë-shumë për një ose dy pare mundej ti blinin të huajt. Gjeçovi për të ditur vlerën e tyre u detyrua të lidhej me arkeologë e dijetarë të huaj. Në vitin 1900 në Laç vjen posaçërisht për të parë koleksionin e Gjeçovit antropologu e arkeologu gjerman Paal Traeger. Pasi shikon një unazë të zbuluar nga germimet e Gjeçovit në Koder Bogës, Laç, ai kërkon ta blejë. Sipas shënimeve të Gjeçovit (dosja 86, fl. 1-4) ai i kerkoi Traegerit ti saktësonte kohën e vjetërsinë e sajë.
Ky duke menduar se ka të bëjë me një profan i pergjigjet: “Kohen e vlerën s’mun ta kallxoj, se na arkeologë jena të betuem mos me kallxue as kohën as çmimin e vjetërsivet (objekteve arkeologjike), por po deshte me e shitë, unë po të nap deri më 7 napolana për ketë unazë”. Unaza nuk u shit. Arkeologu italian L. Ugolini në vitin 1927 e vlerësoi këtë unazë duke e përshkruar e perfshirë në vëllimin “Shqiperia Arkeologjike” nga ku i kemi të ruajtura përshkrimin dhe foton e sajë. Pas vdekjes së Gjeçovit unaza e “famshme” ruhej në Muzeumin Françeskan në Shkoder deri në vitin 1945, pastaj erdhi në Tiranë.