“Nëse hap sytë, do ta marr në shtëpi”, historia pr ekëse e infermierit që birësoi vogëlushin e sëmurë pasi prindërit e br aktisën

Matías Devincenzi, një infermier 31-vjeçar nga San Miguel de Tucumán, Argjentinë, emocionoi gjithë botën pas shp ëtimit të Santino-s, një nga pacientët e tij të vegjël.

Gjithçka ndodhi në vitin 2017, kur, menjëherë pas lindjes, i porsalinduri u br aktis nga familja e tij, për më tepër, në ato ditë ai u shtrua në spital në departamentin e neonatologjisë me probleme të shumta shëndetësore.

Në mars, për shkak të një infeksioni, gjithçka u komplikua dhe fëmija u transferua në reanimacion. Në atë kohë, ai ishte me pushime dhe kur u kthye në punë e gjeti fëmijën në kushte më të k ëqija se kur ai u largua.

“Më kujtohet se ishte në koma dhe kishte mbështetjen e një aparature për të marrë frymë. Unë jam një nga ata njerëz që flas shumë me fëmijët, kështu që e kam përkëdhelur dhe pa menduar për këtë, i thashë atij: “i vogël, nëse hap sytë, unë do të çoj në shtëpi”, tha Matías gjatë një interviste me La Gaceta.

“Ai i hapi ata dhe ndjeva se ishte një sinjal. Menjëherë, u ndjeva si babai i tij dhe fillova të informohesha për adoptimin”, tha ai.

Në atë moment Matia ishte beqar dhe për këtë arsye procesi i birësimit u bë edhe më i komplikuar dhe, madje edhe pse miqtë e tij e këshillonin atë që të mos e bënte, nuk kishte asgjë që mund ta ndalte. Ndërsa po përgatiste dokumentet e adoptimit, shëndeti i fëmijës ishte përkeqësuar përsëri, por ai tha se:

“Në atë moment mora edhe më shumë rolin e babait edhe pse nuk isha ende dhe i thashë atij: Djali im, jam këtu, së shpejti do të bëhesh më mirë dhe së bashku do të jemi shumë të lumtur”.

Për shkak të disa ndërlikimeve në lidhje me shëndetin e fëmijës, Matia nuk mund ta shihte Santin për rreth dy muaj deri në 12 tetor, kur ai u bë ligjërisht babai i tij. Sot fëmija është dy vjeç, jeton me babanë e tij dhe ka arritur të zgjidhë shumë nga problemet e tij shëndetësore.

“Nuk e kam imagjinuar asnjëherë, ka pasur një lidhje mes nesh që nga momenti i parë që u takuam, kur më pyesin përse vendosa ta birësoj atë, përgjigjja është e thjeshtë: më zgjodhi ai!”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME