“Tërbohen” socialistët, thyejnë xhamat dhe mësyjnë brenda ambienteve të Bashkisë së…

Teksa u betua si kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli, i është drejtuar ambienteve të Bashkisë për të hyrë brenda saj. Por ashtu siç paralajmëroi më parë, kryebashkiaku në ikje, Xhelal Mziu, refuzoi të dilte nga zyra.

 

Rezistenca e Mziut dhe administratës në ikje, ka shkaktuar “tërbim” tek simpatizantët e Partisë Socialiste, të cilët u mblodhën përpara Bashkisë dhe kanë hyrë me forcë brenda ambienteve të këtij institucioni.

 

Ata janë vërsulur drejt ambienteve të Bashkisë së Kamzës, duke thyer xhamat dhe prishur bravën e derës kryesore, në mënyrë që kryetari i ri i shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 Qershorit, të hyjë në zyrë.

 

Ndonëse hasën rezistencën e punonjësve të administratës, këshilltarët e rinj kanë mundur të hyjnë brenda ambienteve të Bashkisë së Kamzës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME