PUKË, HUMBI 4 DITË NË MAL, HELIKOPTERI VIVA I SHPËTON JETËN

Shkoi të mblidhet manaferra në mal por u zhduk për 4 ditë. Kjo është historia e Mezir Ahmetajt, 60 vjeç, i cili të dielën e 4 gushtit, kishte dalë për të mbledhur manaferra në pyll në fshatin Dardhë të Pukës, por prej asaj dite familjarët humbën kontaktin me të.

Familjarët kërkuan ndihmën e policisë, dhe së bashku me banorët e zonës nisën kërkimet. Në ndihmë të tyre shkoi dhe një helikopter VIVA, me stafin e specializuar për operacione të tilla.

60 vjeçari u gjet mesditën e sotme dhe u transportua në spital në gjendje të të fikti. Ndërkohë ndihma e parë iu dha dhe në zonë prej ekuipazhit të helikopterit VIVA që edhe më parë kanë kryer ndërhyrje të vështira në zona të ndryshme.

Ahmetaj ishte helmuar si pasojë e konsumit të frutave të pyllit të cilat i kishin shkaktuar dhe humbje të memories dhe të ekuilibrit. Mësohet si ai kishte rrëshkitur në mal dhe si pasojë kishte thyer këmbën dhe dëmtime të tjera.

Pas dërgimit në spitalin e traumës Familjarët e Ahmetaj falenderuan stafin e VIVA dhe policinë e shtetit për ndihmën e dhënë duke i shpëtuar jetën 60 vjeçarit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...