Lori Hoxhës i del sekreti padashje…

Prej disa ditësh Lori Hoxha ka nisur pushimet në Mykonos dhe nga atje sot postoi dy foto ku shfaqet si gjithnjë në super formë, me rroba banjo leopardi dhe syze.

 

“Do të doja të isha si vajza në fotot që postoj: me flokët perfekte dhe gjithnjë me pushime”, është përshkrimi me të cilin Lori i shoqëroi fotot.

 

“E di që vajza në foto je ti apo jo?”, i komenton Sara dhe këtu Lori zbulon sekretin. Fashionistja paska një tjetër profil në Instagram dhe i replikon të motrës nën emrin “lorlorhoxha”.

 

“Harrova të pi ilaçet e depersonalizimit prapë. Haha ups”, komenton Lori me profilin tjetër të cilin e ka personal dhe e ndjekin vetëm personat e saj më të afërt.

 

Më pas Sara ia vuri në dukje Lorit se kishte harruar të ndryshonte profilin publik me atë privat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...