Ferri ‘pushton’ Shqipërinë/ Temperatura ekstreme dhe rrezik për …!

Rikthehet i nxehti për vëlues në fundjavë. Metorologia, Adjola Bani, sqaron se temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë dhe parashikohet që të jetë i nxehti afrikan i fundit për këtë verë. Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat e larta do të vijojnë deri në mes të muajit gusht.

 

“I nxehti afrikan, që do të jetë i fundit edhe për këtë verë, pritet të nisë nga kjo fundjavë deri në mesin e muajit gusht dhe më pas do të kemi një shkëputje me dy-tre ditë, do të kemi rënie të temperaturave dhe më pas pjesa tjetër e gushtit që do të mbyllet me temperatura tipike. Do të kemi 7 apo 8 ditë me tempertatura relativisht të larta, me temperatura 33 gradë Celsius në zonat malore dhe në zonat e ulëta dhe bregdetare 37-38 gradë Celsius”, Adjola Bani.

 

Ndërkohë për të gjithë ata qytetarë që marrin pushime në pjesën e dytë të gushtit, parashikimet nuk janë pozitive. Sinoptikanët parashikojnë ulje temperatuarash, ndërsa nuk përjashtojnë edhe rrebeshet e shiut.

 

“Nga java e tretë e muajit do të kemi rënie graduale të temperaturave duke ju afruar vlerave tipike dhe nuk do të ngjiten më shumë se 33 gradë Celsius. Nuk përjashtohet dhe mundësia e rrebesheve afatshkurta të shiut, të cilat do të jenë prezente gjatë pjesës së dytë të muajit”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...