Do prezantojë Këngën Magjike me Arbanën? Flet Ardit Gjebrea

236

Kudo sot në media u përfol se moderatorët Arbana Osmani dhe Ardit Gjebrea do të prezantonin së bashku festivalin “Kënga Magjike”. Shkas për këtë aludim u bë një foto e postuar nga Arbana Osmani ku drekonte me familjen Gjebrea.

- PUBLICITET -

 

Mirëpo Arditi iu ka dhënë fund këtyre zërave për një bashkëpunim të mundshëm midis të dyve me anë të një postimi në InstaStoryn e tij.

 

Ardit Gjebrea u shpreh se ishte thjesht një drekë për qejf mes miqsh dhe nuk kishte të bënte ne lidhje me punën. Kjo tregon se ato thjesht po ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin dhe se nuk mund të flitet ende për një bashkëpunim.

 

“Hajde besoju këtyre… shyqyr që nuk thanë që ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman, a mundet që miqtë e mirë të hanë drekë jashtë pune? Apo duhet se s’bën të ketë diçka pas?”, shkruan Arditi.

- PUBLICITET -