SHKODËR, QENI QË PO ‘TERRORIZON’ BANORËT NË BARDHAJ

Personi që shfaqet në këtë video është një shtetas nga fshati Bardhaj në njësinë rrethina të Shkodrës i cili është kafshuar keqas nga një qen endacak.

Menjëherë është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës me plagë të rënda në krahun e tij por edhe pjesë të tjera të trupit.

Kjo video e personit të kafshuar është dërguar në redaksinë e Star Plus nga një person i cili dëshiron që të mbetet anonim.

Përveç krahut të personit të dëmtuar gjatë momentit që po mjekohej në urgjencën e spitalit, shtetasi që denoncon këtë rast ka arritur që të filmojë edhe qenin për pak sekonda. Denoncuesi ka treguar gjithçka çfarë ka ndodhur:

“Mbrëmë rreth orës 18:30 në fshatin Bardhaj pranë Kishës kemi qenë duke kaluar në rrugë kur përpara nesh ka dalë ky qeni që në pak sekonda ka kafshuar disa herë personi që është në foto dhe video.

Me shumë vështirësi kemi arritur që të largohemi pasi qeni e kfashoi dhe nga aty e kemi dërguar direkt në spital të plagosurin.

Aty i është bërë qepja e krahut dhe i kanë dhënë mjekimet e nevosjhme.

Unë jam rikthyer për të marrë celularin që kishte mbetur në vendin ku qeni kafshoi personin dhe e pashë akoma aty duke qëndruar ndaj videon e kam dërguar në redaksinë e Star Plus për të sensibilizuar ata persona që janë përgjegjës në mënyrë që të marrin masa.

Sot në mëngjes kam shkuar sërish në spital dhe dëgjova se i njëjti qen ka kafshuar rëndë edhe një grua tjetër të fshatit Bardhaj dhe zonja në fjalë është shtruar në spitalin e Shkodrës gjithashtu për të njëjtin problem.

Kam kontaktuar policinë e shtetit dhe më thanë se nuk janë ata përgjegjësit për këto gjëra dhe më sugjeruan që të kontaktoj dikë në bashkinë Shkodër. Ju faleminderit nëse e transmetoni këtë lajm sepse mund të shpëtoni jetë të tjera njerëzisht nga qentë endacak”, përfundon mesazhi i denoncuesit dërguar në redaksinë e Star Plus

Rastet e personave të kafshaur nga qentë endacak të cilët përfundojmë me dëmtime të rënda në trupin e tyre në urgjencën e spitalit të Shkodrës janë duke u rritur.

Disa herë Star Plus ka trajtuar këtë problem por deri më tani ende nuk është arritur në një zgjidhje përfundimtarë që do të ishte krijimi i i një strehëze dhe grumbullimi aty i të gjithë qenve endacak.

Më përpara një grup qytetarësh bënë edhe një peticion pikërisht për këtë problem drejtuar bashkisë Shkodër por sërish çështja e qenve endacak nuk është zgjidhur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...