Çeku i bebes/ Rama zbulon mesazhin e qytetarit: Sllovenia 200 euro, Shqiperia 900 euro …

218

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” mesazhin e një qyteti, i cili zbulon sa paguhet për një foshnje të porsalindur në Slloveni dhe sa në Shqipëri.

Duke publikuar çekun e dhënë për një bebe, Rama ndan me ndjekësit edhe mesazhin e qytetarit, në të cilin thuhet se në Slloveni japin 200 euro, ndërsa në Shqipëri 900 euro.

“Z.Kryeministër! Edhe slloven, edhe shqiptar djali me çek. Në Slloveni japin 200 euro, kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kreu i qeverisë.