Ushqimet rritin hormonet e lumturisë, zbuloni cilat prej tyre

Ushqimet që ne konsumojmë çdo ditë, krahas furnizimit të organizmit tonë me vlera ushqyese, na bëjnë të lumtur. Ne kemi renditur disa nga ushqimet më të mira që rritin hormonet e lumturisë në mënyrë natyrale, raporton “Natural Solution Magazine”.

Vezët

Vezët ndihmojnë shumë në rritjen e lumturisë. Studiuesit e Harward kanë lidhur të kuqen e vezës me optimizmin.

Çokollata e zezë

Çokollada e zezë e pasur me antioksidant rrit lumturinë dhe disponimin në mënyrë natyrale duke stimuluar trurin tuaj të lëshojë endorfinë – hormon i lumturisë.

Ushqimet pikante

Kur provojmë ushqmet pikante trupi ynë ndjen një lloj dhembjeje. Për këtë arsye, truri jonë liron endofrinë në mënyrë që t’i ndihmoj trupit ta shuaj dhembjen.

Spinaq

Spinaqi është i mbushur me fenletilaminë “që mund ta zvogëloj shpërthimin e një reagimi të keq”. Po ashtu i jep trupit një sasi të madhe të magnezit që është i domosdoshëm kur ju ndjeheni keq

Domatet e vogla

Të gjitha domatet përmbajnë likopen në lëkurat e tyre, por sasia e likopenit tek domatet e vogla është shumë më e madhe. Një nga përfitimet më të mëdha të likopenit është mbrojtja ndaj depresionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME