HYRJELAJME‘Ky është kulmi, të vijë e të më…’, Renato Mekollin e detyrojnë...

‘Ky është kulmi, të vijë e të më…’, Renato Mekollin e detyrojnë që të kryej transformimin e madh

Pak ditë më parë Renato Mekolli lajmëroi se “Hell’s Kitchen 2” do të nisi në muajin tetor. Pas suksesit që pati në sezonin e tij të parë, episodi i dytë do të vijë më ndryshe jo vetëm vizuale por edhe në staf pasi skuadrës do i bashkohet edhe skenaristja e njohur Zefina Hasani.

“Hell’s Kitchen” do të mbajë këtë vit autorësinë e Zefina Hasanit, e cila më parë ka qenë autore e disa programeve të rëndësishëm si “Big Brother” apo “The Voice Of Albania”. Por ardhja e Zefinës nuk paska qenë dhe aq e lehtë sidomos për Renaton pasi ajo i paska vënë një kusht: Ai duhet të ndryshonte modelin e flokëve në sezonin e ri.

“Epo të vijë autorja e re dhe të më detyrojë mua për të prerë flokët për sezonin e ri të “Hell’s Kitchen 2”, ky është kulmi, kam shumë nerva tani.”- shkruan Renato krahas fotos ku shfaqet me look-un e ri.

Mesa duket ndryshimet në edicionin e dytë do të përfshijnë gjithçka, përderisa një prej tyre është dhe look-u i Renatos.

TE TJERA

spot_img