Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, vajza e Jozefina Topallit bashkëjeton prej 1 viti me të dashurin e ri

Këngëtari Luiz Ejlli dhe vajza e Jozefina Topallit, Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare në vitin 2017. Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë

shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi. Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në “Facebook” këngën ‘Uomini soli’, bashkëngjitur së cilës shkruante: “Për të gjithë meshkujt e vetmuar”.

Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni. Luizi tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”. E ndërkohë që këngëtari ende nuk ka të reja nga fusha rozë, të paktën me sa dimë ne, Megi e ka rigjetur dashurinë!

Vajza e Jozefina Topallit është fotografuar me partnerin e saj në ish-Bllok, me të cilin bashkëjeton prej një viti. “Iconstyle.al” ka siguruar fotot e çiftit teksa ecin të dy pranë njëri-tjetrit. Në shkurt ajo u fotografua për herë të parë me djaloshin misterioz në një lokal në Tiranë, por tashmë “iconstyle.al” ka mësuar se lidhja e tyre është konsoliduar.

Çifti i ri është parë duke pirë kafe me Jozefina Topallin, pranë shtëpisë së kësaj të fundit në ish-Bllok. Tani që lidhja e tyre është bërë familjare, Megi del hapur me partnerin e saj dhe nuk fshihet!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...