Një mama super në formë; Nga resorti më luksoz në Turqi, Ami pozon si modele dhe ne nuk po i besojmë dot syve

354

Një kontroll i shpejtë në Instagramin e Amit, do të mjaftonte për të kuptuar që biznesmenia e njohur, i përdor rrjetet sociale më së shumti për punët e saj, sesa për të shpërndarë momente nga jeta e përditshme. Ndonëse këto të fundit nuk mungojnë , janë më të rralla.

 

Ndonjë foto tek tuk me Ermalin, Joelin e vogël… por pozat që Ami ka postuar këto ditë, duket se kanë ndriçuar Instagramin. Ndonëse mama e dy fëmijëve,Ami na ka mahnitur me format e saj dhe nuk është kursyer me pozat apo fotot nga pushimet.

 

 

 

 

 

Familja po kalon disa ditë në një resort në Turqi , një destinacion i preferuar për të dhe Ermalin. Si një pallat mbretëror, me arredim të larë në flori, resorti që ka zgjedhur të pushojë bukuroshja është një ndër më të lakmuarit në Turqi. Forma e veçantë në formën e një anijeje i jep veçantinë këtij hoteli.

 

Si rrallëherë, ajo ka publikuar disa foto me rroba banje dhe komplimentat kanë vërshuar.

 

E veshur me rrobebanjo trup, në ngjyrë të zezë, Amarda Toska duket super në formë!