4 Plazhet sekrete shqiptare që duhet të vizitoni PATJETËR këtë verë

Janë disa plazhe në Shqipëri të cilat në periudhën e gushtit dhe korrikut mbi popullohen, pasi janë më të njohurat dhe më të bukurat. Por është koha të zbuloni disa të tjera të cilat quhen ndryshe si plazhet”sekrete” Shqiptare. Vajtja tek këto mund të mos jetë aq e lehtë dhe praktike por pamja që do të gjeni ja vlen shumë!

 

Gjiri i Krorëzit:Ndodhet në Sarandë. Nuk mund të shkohet as me makinë as me këmbë por nëpërmjet detit me varkë.

 

 

Ishujt e Tongos dhe Stillos: Ishulli i Tongos dhe i Stillos janë dy ishuj të vegjël pranë njëri-tjetrit që ndodhen në skajin më jugor të vendit, në Konispol! Ndodhet shumë pranë Greqisë, rreth 300 m në Detin Jon dhe është i pabanuar!

 

 

Gjiret përrallore të Karaburunit: Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që gjen në gadishullin e Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull renditim, gjirin e Dafinës, shpella e Haxhi Aliut, Gjiri i Ariut, i Shën Andreut etj. Këto gjire të bukura mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese, pasi pozicioni strategjik e bën të vështirë udhëtimin atje.

 

 

Shurdhahu, apo Ishulli i Shurdhahut, ndodhet qyteti mesjetar i Sardës. Më saktësisht pjesa e lumit Drin ku ndodhet ishulli i Shurdhahut është liqeni-rezervuari i Vaut të Dejës.

Ishulli është afërsisht 16.09 km nga qyteza e Vat të Dejës dhe 6.4 km nga fshati Rragam, i cili ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Zona përreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike.

Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanit (Shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (Shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjës, kalaja e Dalmacës.

Nuk mund të shkohet as me makinë as ne këmbë por nëpërmjet varkës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...