Prej një viti në qarkun Shkodër funksionon zyra rajonale e Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi. Qëllimi I kësaj zyre është të sigurojë të drejtën e çdo individi të barabartë para ligjit. Përgjegjësja e kësaj zyre, Filomena Bujarja tregon se ka një hendek
mes rasteve të diskriminimt në shoqëri dhe ankesave të cilat paraqesin qytetarët pranë kësaj zyre.
Sipas saj, është e nevojshmë që qytetarët shkodranë të ndërgjegjësohen me rolin e kësaj zyre ligjore dhe të ankohen për çdo cënim të të drejtës së tyre.
Bujarja tha se rastet më të shpeshta të diskriminit janë ato të heqjes nga puna për shkak të bindjes politike, por jo vetëm.
Kjo zyrë ofron ndihmë ligjore për të gjithë personat të cilët ndihen të diskriminuar në forma të ndryshme, si për shkak të bindjes politike, rracës dhe më gjerë.