‘Qenia me vulgare që kam parë’/ Ilda largohet nga Digitalb pas sherrit me Shakohoxhën, si e mbronte ai kur e kritikoi Mustafa Nano

671

Një nga lajmet që po qarkullon kohët e fundit është se Ilda Bejleri, prej 11 vitesh gazetare sportive, pas përplasjeve me Dritan Shakohoxhën po mendon seriozisht të largohet nga ky institucion.

 

Kjo media sportive duket se do të humbë kështu një nga gazetaret më të përgatitura dhe të dashura nga publiku. Ilda Bejleri njihet si një nga femrat më influente në ekranet sportive dhe rrjetet sociale, krahasuar me koleget e saj.

 

Nuk dihet se kur ka ndodhur ky debat, po të kemi parasysh që xhirimet e programit “Diell” bëhen disa ditë përpara, por të ftuar në këtë program, dukej se mes Shakohoxhës dhe Ilda Bejlerit gjithçka po shkonte mirë. Madje, ata shkëmbyen edhe batuta plot humor me njëri-tjetrin.Nuk dihen arsyet e “urrejtjes” së Dritan Shakohoxhës ndaj Ilda Bejlerit, por njerëz afër tyre tregojnë se gjithçka lidhet me protagonizmin në kanalin “Supersport”.

 

Për mometin, këtij lajmi nuk i ëhstë përgjigjur asnjëri, as Shakohoxha dhe as Ilda Bejleri, e cila këto kohë ka dhuruar show në rrjete sociale me pushimet e saj luksoze në Mikonos.Madje, ndjekësit e saj janë bërë kuriozë se ku i gjen ajo paratë për të bërë një jetë të tillë, ndërsa Ilda ka dhënë një përgjigje që nuk pritej, duke thënë se gjyshja e saj ka qenë e pasur dhe ka trashëguar pasuri prej saj, gjë që i mundëson të bëjë jetën e luksit siç asaj i pëlqen.

 

Por duke iu kthyer debatit me Shakohoxhën, në fakt, në publik të paktën, dukej sikur mes tyre kishte një marrëdhënie të mirë kolegësh, por edhe shokësh.

 

Në kohën kur gazetari Muç Nano foli për lakuriqësinë në ekran si të papranueshme, duke marrë si shembull Ilda Bjelerin, Shakohoxha nxitoi që ta mbronte duke thënë këto fjalë: “Ilda është një super gazetare, super e zonja, super profesioniste”, ka thënë ai. Më tej Shakohoxha ka shtuar se Ilda ka rreth 13 vite që është gazetare dhe nuk ia vlen të diskutohet çfarë vesh, por çfarë ajo bën.