“Ke vidat mangët në tru”, Alketa Vejsiu sherr me ndjekësen që i përmend defektet: S’janë dru që priten për zjarr

Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë një foto në rrjete sociale ku ndër të tjera tregon edhe kurimin që i bën fizikut të saj. Por një komentuese i ka nxjerrë në pah ‘defektin’ në gishtat e këmbës duke e revoltuar moderatoren e njohur.

 

“Po na hap barkun me ato gishta. Të gjithë i mbulojnë difektet, ti i nxjerr,”- shkruan ndjekësja në profilin e Alketa Vejsiut.

“Tani po mendoj ; si t’ja bëj që të të mbyll barkun ty, se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët, edhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të mi presin! Gishtat e mi nuk janë dru që priten për të bërë zjarr zonjë e dashur! Une s’merrem me pamjen e grave, se janë vepra të Zotit të gjitha dhe secila është unike ashtu siç e ka bërë natyra.

 

Por merrem me ato vidat mangët në tru që secila mund t’i rregullojë! Këtë po mund ta ndryshosh. Ndoshta prerja e gishtave të mi do shërbente si zevëndësim i vidave që ju mungojnë, por dua t’ju them që janë shumë të dobishme aty ku janë dhe une kujdesem shumë që të jenë të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto! Kaq për sot! Të diel të mbarë,”- e ka përmbyllur moderatorja Alketa Vejsiu fjalimin e saj duke mos lënë vend për tjetër replikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...