Vera ka nisur zyrtarisht dhe thuajse të gjithë kanë nisur pushimet buzë detit. Sa i përket destinacionit disa kanë zgjedhur që të qëndrojnë në Shqipëri e të tjerë jashtë vendit.
Kryesisht personazhet e njohur shqiptarë janë dyndyr në ishullin grek të Mykonos, duke postuar edhe foto nga pejsazhi përrallor.
Moderatorja Eva Murati i ka thumbur të gjithë me anë të një Instastory të publikuar në rrjetet e saj sociale.
“Ka mbetur ndonjë shqiptar në Shqipëri apo jeni të gjithë në Mykonos?”-shkruan Eva.