I vuri vulën! Me këtë koment, Arbana Osmani thotë gjithçka për lidhjen e saj me Eduart Grishajn

Prej muajsh në showbiz-in shqiptar po flitet për lidhjen e re të moderators Arbana Osmani me regjisorin e njohur Eduart Grishaj. Dyshja janë parë kudo së bashku dhe megjithëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, veprimet e çiftit i kanë lënë të gjithë të kuptojnë se ata janë bashkë.

 

Së fundmi, çifti ka udhëtuar drejt Marokut dhe kanë ndarë me ndjekësit në Instagram poza të shumta. Megjithëse nuk kanë publikuar foto së bashku, Arbana dhe Eduarti kanë treguar nëpërmjet postimeve se janë në të njëjtin vend dhe nuk kanë munguar komentet e ëmbla për njëri-tjetrin.

 

Në foton e fundit të Eduartit, të publikuar në profilin e tij në Instagram, Arbana i ka vënë vulën marrëdhënies së tyre të dashurisë.

 

Moderatorja ka treguar publikisht se ç’është Eduarti për të dhe të gjithëve na u shkri zemra. “Paqja ime”- është komenti i ëmbël që Arbana i ka lënë partnerit të saj me të cilin po shijon këto ditë pushimi, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjen e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...