“I thash të plotfuqishmit merr shenjat e gishtave, perlë përgjigja e tij”, qytetari rrëfen dështimin total të Policisë së Shtetit

Një skandal i rëndë u denoncua në media, ku një shqiptar i Kosovës, që kishte ardhur me pushime në Durrës, iu drejtua policisë së qytetit bregdetar për të denoncuar vjedhjen e një aparati celular.

 

Por siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, në vend që ai të merrte zgjidhje nga policia, jo vetëm që u tall, por edhe kërcënua nga një prej efektivëve të policisë.

 

Në videon e bërë virale, shtetasi kosovar tregon se si polici e detyroi të nënshkruante një dokument, ku ai pranonte se e kishte gjetur telefonin në banesë.

Kjo ngjarje e paprecedentë ka ngjallur reagime të forta në rrjet.

 

Të shumtë janë ata që e kanë dënuar forcërisht aktin e shëmtuar të ndërmarrë nga polici, por pikas komenti i një qytetari, i cili tregon se si policia reagoi kur ai ra pre e një grabitjeje, dy vite më parë tek Shkëmbi i Kavajës.

 

Ai tregon se i plotfuqishmi i zonës që erdhi për të inspektuar ngjarjen, kishte konsumuar alkool dhe ishte tërësisht “xurxull”. Nga pakujdesia, hajdutët kishin harruar portofolin në vendin e ngjarjes. Qytetari shprehet se i sugjeroi policit që të marrë shenjat e gishtërinjve nga portofoli. Por përgjigja e tij “perlë”, sigurisht e ndikuar nga rakia, ka qenë tejet epike.

 

Sipas qytetarit, polici iu kthye:

Paske parë shumë filma aksion ti.”
Por edhe pse kanë kaluar 2 vjet, qytetari shprehet autori ende nuk është kapur.

 

Ai shkruan:

I mora ne telefon para nje muaji. Iu thashë se doja të merrja informacion lidhur me një vjedhje të kryer dy vite më parë. Më tha: Jo djali, nuk është kapur akoma. Kur të kemi informacione, do t’ju lajmërojmë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME