Këlliçi me të rinjtë e Malësisë së Madhe: Bashkë do ja dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa

295

Ndërkohë që kryetari i PD Lulzim Basha,ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, e njëjtën gjë po ndodh dhe me kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Ai së fundmi ka qenë në Malësinë e Madhe, aty ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë demokratë të këtij qyteti.

Sipas Këlliçit, “një ndër zonat më të prekura nga persekutimi i gjatë komunist dhe mungesa e vëmendjes së çdo qeverie socialiste ku spikat Rilindja, vijon të ketë rininë më vitale, plot ideale, e më të vendosur për ta çuar vendin përpara”.

Postimi i plotë

“Nuk ka kenaqesi me te madhe e privilegj sesa bashkebisedimi me te rinjte idealiste, fisnike e kurajoze te FRPD Malesi e Madhe. Nje nder zonat me te prekura nga persekutimi i gjate komunist dhe mungesa e vemendjes se cdo qeverie socialiste ku spikat Rilindja, vijon te kete rinine me vitale, plot ideale, e me te vendosur per ta cuar vendin perpara.

Bashke me drejtuesit e FRPD Malesi e Madhe, diskutuam per problemet e te rinjve te zones, emigrimin masiv, papunesine e te rinjve dhe kryem gjithashtu detyra te rendesishme organizative. Suksese 2 zv. kryetareve te rinj te kesaj strukture, Masimo Uldedaj dhe Senad Cenaj, te cilet jane nje aset i shtuar dhe potencial i padiskutueshem i FRPD. Bashke do ja dalim ta bejme Shqiperine si Europa.”

Lexo edhe:   Topalli, gati për të hyrë në “listën Murrizi”