Nga debati me Shakohoxhën tek largimi nga “Digitalb”, Ilda Bejleri na sqaroi gjithçka!

300

Tre ditë më parë u përhap lajmi se për shkak të një debati me Dritan Shakohoxhën, moderatorja Ilda Bejleri kishte vendosur të largohej nga “Digitalb”. Ishte gazetari i njohur Olti Curri ai që konfirmoi këto zëra, teksa me një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram tregonte për projektin e ri suprizë të Ilda Bejlerit.

Ditën e sotme, vetë moderatorja vendosi të sqarojë gjithçka për të cilën u fol në media këto ditë. Në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, Ilda ka konfirmuar sherrin me Shakohoxhën dhe largimin e saj nga “Digitalb”, për tek në “Top Channel”. “Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”- është shprehur moderatorja.

Më tej, Ilda ka sqaruar se sherri me Shakohoxhën ishte për shkak të protagonizmit të saj të tepruar në “Digitalb”. “Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”- ka thënë Ilda.

Gjithashtu, në një tjetër postim në Instastory, moderatorja ka treguar se s’do ti ndahet kurrë sportit. “Sporti do të jetë gjithmonë ‘shtëpia ime’ dhe këtë shtëpi nuk ma ka dhuruar askush, por e kam ndërtuar vetë me forcat e sakrificat e mia. Ju dua shumë! Faleminderit për të gjithë dashurinë që më falni!”- ka përfunduar Ilda.