Çmendet moti,shtrëngata shiu dhe zjarre, ja qarqet më të rrezikuara

Duket se moti do të marrë një kthesë të papritur.

Fundjava do të shoqërohet me reshje thuajse në të gjithë vendin, por në Shkodër pritet të ketë edhe shtrëngata.

Ky është raportimi më i fundit nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM), sipas të cilit, edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, deri në 16 gradë në vendet malore.

ZJARRET NË PYJE

E shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjithë qarqet.

Në zona të kufizuara, pritet nivel “I LARTË’’ në këta qarqe:

Shkodër (Perëndim), Lezhë (Perëndim), Tiranë (Perëndim), Fier (Veri).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

RESHJET

E shtunë, dt.27) në përgjithësi, nuk priten reshje. Vetëm gjatë pasditeve, në zona të kufizuara të qarqeve në lindje mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

E diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata .

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 38 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...