Aktori i madh Robert Ndrenika kërkon teatrin, kolegu Edmond Budina i lutet të mbroj gërmadhat

269

Aktori Edmond Budina ka mbajtur një fjalim para të kolegëve dhe aktivistëve të mbledhur para Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Budina iu “hakërrue” dy kolegëve të tij që e kishin akuzuar se nuk donte që të shembej Teatri pasi ishtë i politizuar.

 

Gjithashtu aktori i dërgoi një mesazh edhe kolegëve të tjerë që mund të kenë ndryshuar mendjen lidhur me çështjen e Teatrit. “Më dilni para se ju njoh mirë. Jeni nja dy ju. Na keni akuzuar për të blerë dhe të politizuar. Dilni para dhe na i thoni. Ishim këtu për të mbrojtur Teatrin. Kemi marrë mbështetje nga PD? Bravo na qoftë. Ata po mbojnë kulturën shqiptare dhe ne do t’i mbështesim.

 

Nëse nuk i respektojnë paktet ne do të jemi kundër tyre. Nuk kemi ç’bëjmë. Kjo është e vërteta. Nëse ndryshoni mendjen, këtu jeni të mirëpritur. Bravo Rajmonda. Edhe Bertin e presim, e kam vlla e kam shok edhe mik,“-tha Budina.