Lajm i keq për kosovarët që kanë planifikuar t’i kalojnë pushimet në Shqipëri

Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri vijojnë të rriten ndërsa të ardhurat mbeten në vend.

 

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit maj çmimet e nëngrupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” pësuan rritjen më të madhe prej 3.3 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2.1 % dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.5 %.

 

Por përtej kësaj, Eurostat e vlerëson Shqipërinë një ndër vendet më të shtrenjta në rajon për sa i përket produkteve ushqimore ndërsa niveli i të ardhurave mbetet më i ulëti.

 

Sipas të dhënave të Eurostat niveli i çmimeve është sa 79 % e mesatares së BE ndërsa vendet e tjera të rajonit i kanë çmimet e produkteve ushqimore më të ulëta në një kohë të ardhurat i kanë shumë më të larta se Shqipëria.

 

Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën ndërsa shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të domosdoshme.

 

Në një raport të mëparshëm Eurostat vlerësonte se qytetarët shqiptarë mbeten më të varfëritë në Evropë dhe në Ballkan.

 

Niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet 31% e mesatares së Bashkimit Evropian ,një nivel ky më i ulëti nëse krahasohet me të gjitha vendet evropiane ndërsa në rajon krahasohet vetëm me Bosnje-Hercegovinën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...