25-VJETORI I KISHËS SË SHËN PREMTES NË JUBAN

Në fshatin Juban, në njësinë administrative Gur I Zi, u kujtua 25-vjetori I hapjes së kishës së Shën Premtes. Me këtë rast, famullia e kësaj kishe organizoi një ceremoni meshtare të veçantë ku I ftuar ishte edhe nunci Apostolik në Vatikan imzot Alberto Tacarico. Në fjalën e tij, I deleguari I Vatikanit dha mesazhin e bashkimit dhe mbrojtjes së komunitetit në të cilin jetojmë ndërsa tregon se bashkimi dhe dashuria mund të zgjidhin çdo problem në jetë.
Ne jemi të lidhur me gëzimin dhe trishtim.

Ne jemi ato që ecim duke u bazuar te këshillat e bariut të mirë, që është Jezu Krishti. Jezusi na dha mësimin se ne jetojmë si në një kope, të cilën e mbrojmë dhe e duam. Ai u lut që në të jemi bashkë kështu si sot dhe ta duam njëri-tjetrin. Vëllezër dhe motra bashkimi juaj I bën mirë dioqezës. Jezusi ka dashur që ne të jemi të udhëhequr nga njerëz të mirë. Na ka mësuar të lutemi për ato që na udhëheqin. Kur ai e dinte që po I mbaronte jeta.

Ai u lut për komunitetin e tij të cilin do t’ia linte tashme apostujve të tij.

Në shenjë përshëndetje dhe vlerësimi, nunci apostolic I Shqipërisë Charles Broën, I dërgoi një letër imzot Alberto Tacarico ku e falenderon për pjesëmarrjen dhe gatishëmrinë për të qenë prezent në ceremoninë e organizuar në kuadër të 25-vjetorit të hapjes së kishës së Shën Premtes.

Në fund të ceremonisë, imzot Alberto Tacarico bekoi memorialin I ndërtuar në këtë 25-vjetor të hapjes së kishës së Shën Premtes.

Famullitari I Kishës së Shën Premtes Giussepe Barbati shprehet I gëzuar që një kishë e tillë e ndërtuar në periudhën e tranzicionit në Shqipëri, I mbijetoi kaosit dhe sot frekuentohet rregullisht nga banorët e zonës.

Kisha e Shën Premtes vlerësohet si një nga më të veçantat e ndërtuar vitet e fundit në njësinë administrative Gur I Zi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...