U filmua në momente private me një mashkull, babai i bën të pabërën Ildës

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri është komentuar gjithmonë për pamjen e saj dhe fotot e ndryshme që publikon në rrjetet sociale. Bukuroshja brune kohë më parë bëri një spot për “Digitalb” ku shfaqej në moment private me një mashkull.

Ky spot u komentua shumë asaj kohe dhe e ftuar sot në spektaklin “E diell”, Ilda zbuloi se si e pritën prindërit e saj.

“Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do

guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem. Kur e pa babi, tre ditë e dini vetë ju, por më ndihmoi dhe mami” tha duke qeshur Bejleri duke zbuluar se i ati si foli per 3 ditë.

Teksa më vonë, moderatorja foli dhe për lajmet e ndryshme që dalin se ajo është lidhur me disa prej futbollistëve të Kombëtares.

“Unë sapo pi kafen e parë, më del direkt në gazetë. Meqë është rasti dua të sqaroj se çdo futbollist që kam pasur rastin ta intervistoj, nuk ka të bëjë fare që është i dashuri im. Ruaj raporte korrekte me ta” sqaroi ajo.

Burimi:Top Channel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...