Tentuan të korruptojnë policinë, në pranga 2 drejtues mjetesh

225

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar dy drejtues mjetesh që tentuan të përdorin ryshfet, për të shpëtuar nga prangat.

Në rrugën “Jordan Misja” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale H. K., 43 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu te sheshi “Karl Topia” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale K. C., 24 vjeç, i cili është konstatuar se nuk u jep përparësi këmbësorëve, drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë,

nuk kishte regjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.