Japoni, dy vjet mbjellë mijëra lule për gruan e tij të verbër që ajo të buzëqeshë

Nëse dhënia e një trëndafili është një gjest dashurie, duke i dhënë të dashurës një kopsht të tërë me lule, pasi i ke kultivuar për vite me rradhë, është shkalla sipërore e të shfaqurit të kësaj ndenje sublime. Këtë mendoi dhe vuri në jetë Kuroki për gruan e tij, e cila është e verbër. Sepse aroma e mire mund ti japë asaj gëzimin. I martuar që nga viti 1956, çifti ka jetuar gjithë jetën në fermën e tyre në Shintomi të Japonisë.

 

Pasi patën dy fëmijë dhe duke punuar në fusha, një hap larg nga dalja në pension dhe nga udhëtimet që kishin ëndërruar, gruaja e Kuroki humbi shikimin për shkak të diabetit. Në moshën 52-vjeçare, ajo u mbyll brenda, në depresion dhe në frikë. Kuroki vendosi që do të luftojë kundër trishtimit të saj. Ideja erdhi tek ai pasi vuri re se disa njerëz një ditë ndaluan për të parë kopshtin e tij të vogël me lule rozë e të kuqe.

 

Nëse gruaja e tij nuk mund ta shihte më botën, atëherë të pakën të ndjente aromën e saj. Ai mbolli me mijëra lule dhe u kujdes për ato çdo ditë Japonia është e famshme në pranverë për lulet e qershisë, por në prefekturën e Miyazaki, njerëzit janë dyndur për të parë një spektakël me lule. Për dy vjet, vizitorët janë shtuar si edhe pyetjet që ata bëjnë. Prej aromës së luleve, ferma është bërë një nga atraksionet më të njohura turistike të zonës.

 

Siç raportohet edhe nga “Telegraf”, kopshti i Kuroki tërheq rreth shtatë mijë njerëz në ditë, veçanërisht gjatë periudhës së lulëzimit në mars dhe prill. Në hambarin ku dikur strehoheshin 60 lopë, tani shkrepen aparatet fotografik. Por gjëja më e rëndësishme për zonjën e verbër Kuroki, janë bisedat me njerëz nga e gjithë Japonia dhe jashtë vendit. Ajo gjithmonë ecën në kopsht dhe buzëqesh.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...