Gazetarja “gozhdon” Metën: Gjykata kushtetuese nuk është funksionale, pse e depozituat kërkesën?

Presidenti Ilir Meta pasi ka shkruar në Gjykatën Kushtetuese ku ka dorëzoi padinë për rrëzimin e ligjit special për Teatrin Kombëtar, ka deklaruar se vendi është pa gjykatë Kushtetuese.

 

“Gjykata kushtetuese nuk është funksionale, pse e depozituat kërkesën?”, ishte pyetja e një gazetareje për të cilën Meta nuk dha një përgjigje konkrete.

 

Ai nuk sqaroi kuptimin e këtij veprimi të tij, pasi ligjërisht ajo kërkesë ngelet pa shqyrtim.

 

Presidenti tha: “Unë dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuarm që Republika e Shqipërisë do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit.

 

Boll me qeverisjen e oligarkëve. Tensionet në mëngjes më sollën mua këto, do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj gjithë këtyre dhe kësaj qeverie që e kanë lënë vendin kështu.

 

Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese. Vendin pa gjykatë kushtetuese e ka Ramaforma.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...