Ditën e sotme djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho bën 5 vjeç.
Ishte 25 korriku 2014 kur Edi Rama, pasi kishte përfunduar një seancë të gjatë parlamentare një natë më parë, ishte nisur drejt Italisë, ku bashkëshortja e tij Linda Rama, po sillte në jetë djalin e tyre, Zahon.
Dhe gjithçka u mor vesh nga një postim i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku dora e vogël e Zahos ishte e vendosur mbi pëllëmbën e tij të madhe. Rreth dorës së vogël kishte një kordon ku shkruhej “Rama”.
Djali i tyre, erdhi në jetë katër vite pas martesës.
Nuk dihet ende se çfarë festime po përgatit familja e kryeministrit për pesë vjetorin e Zahos.