Shkodër Loce, me sa qiell flakrum prej yjesh, i’a lshova piskamës, e krejt shterra nëpër pamjen qi vështrimi përqafon

E florinjt asht nata kur lshohet n’Shkodër, rrugicave t’saj qi llamburitja i’a ngjyn me shkëlqim, njat inkandeshencë qi shpalon nër andjet tona të strukuna truq,

n’ne, si copat e gjanave qi kan deng me këndim e gazmim çastet e vërshume në t’amëltin qytet të kujtimeve, në t’magjishmen Shkodër të ndjesis shastisëse që të mëkon.

Lshoje vedin zemra jeme nëpër këto përjetime t’hareshme e thirr më sa za qi t’rrok dashnimi, Shkodër Loce.

E masanej me frym mushu nën këta bli e ndigjo pëshpërimat qi s’fundi teje zgjohen, e me avujt e frymës përjashta i’a napin shtegtimit zogj, qi tuj çukit, nepen shpalimit nëpër këto rrugina, nëpër këto pamje,

krejçka jeton me ty nëpër përmallime qi ndigjohen si këmbana nadjeve, qiejve shpërthejn tuj u shumu e gufu, me dritën.

Albert Vataj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...