6 gjëra për t’u bërë, në mënyrë që depilimi me brisk të zgjasë më shumë

Ndonëse është metoda më pak e dhimbshme më pak e kushtueshme dhe ajo që kërkon më pak kohë, depilimi me brisk nuk është aq i preferuar nga femrat për të vetmen arsyet që qimet dalin brenda ditës.

 

Brisku nuk i shkul qimet me rrënjë, por vetëm i pret ato duke bërë që këto të fundit të dalin edhe më të errëta edhe më të forta dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndoshta janë edhe gabimet tuaja ato që përkeqësojnë situatën, ndaj Living do të ndajë me ju me poshtë 6 truket që do të zgjasin depilimin me brisk.

1. Bëjini skrab lëkurës një ditë përpara se të depiloni qimet me brisk
Nëse do t’i hiqni qimet në darkë, ajo që duhet të bëni herët në mëngjes është të eleminoni të gjitha shtresat e vdekura të lëkurës me një skrab të përgatitur në shtëpi, (sheqer+ vaj ulliri).

2.Sigurohuni që heqjen e qimeve me brisk ta bëni gjithnjë pas dushit ( ose këmbët të jenë krejtësisht të lagura) Nxehtësia dhe lagështia që ndërton në lëkurë ndihmon zbutjen e lëkurës dhe qimeve, duke i bërë më të lehta për t’u hequr.

3. Gjithmonë përdorni xhel ose krem hidratues rroje.

4. Zgjidhni një brisk në tehet e të cilit ka xhel hidratues . Kryesisht të gjithë brisqet për femra kanë përbërës hidratues që ta bëjnë depilimin sa më pak të dhimbshëm .

5. Ndërrojini brisqet çdo 5 pëdorime dhe mos i lini të lagur sepse tehu mund të ndryshket e në rast se priteni mund të infektoheni lehtësisht.

6. Pas depilimit për të shmangur krijimin e pikave të kuqe apo puçrrave hidratoni lëkurën me krem apo vaj. Më së shumti rekomandohen produktet vajore si kokosi, argan ose vaj ulliri që jo vetëm hidratojnë lëkurën por e zbusin, e ushqejnë dhe i japin shkëlqim.

Burimi: Cosmopolitan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...