VELIPOJA NË SYTË E PUSHUESVE, PROBLEM LUHATJA E ÇMIMEVE DHE MUSHKONJAT

251

Velipoja vijon të mbetet si një nga destinacionet më të frekuentuara për shkodranët e jo vetëm pasi edhe pushuesit kryesisht nga Kosova e kanë si një nga plazhet e tyre më të preferuara. Por natyrisht që problem ekzistojnë edhe në këtë plazh ku pushuesit tregojnë që Velipoja u pëlqen shumë por hera herës përballen edhe me problem të tilla si luhatja e çmimeve të produkteve të ndryshem.

Ajo çka duhet evidentuar është se në disa kulla vrojtimi shihet prezenca e rojtarëve të plazhit ku duket se masat e marra nga qeveria për të ndëshkuar bizneset që nuk posedonjë një të tillë ka dhënë efekt duke bërë që vija bregdetare të jetë me e sigurt për pushuesit e ndryshëm në plazhin e Velipojës. Por ajo që paraqitet problematike është situata sa i përket edhe mushkonjave ku pushuesit e evidentojnë atë .

Ndërkohë sa i përket dezinsektimit të zonave bregdetare ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë marrë masa por mesa duket plazhi i Velipojës akoma nuk i është bërë pjesë e këtyre masave të domosdoshme për sezonin veror.