“Si ja del me rrogë gazetarie?”, me rolex dhe helikopter privat, Ilda Bejleri drejt ishullit luksoz! Sqaron një herë e mirë ku i gjen lekët

239

Moderatorja sportive Ilda Bejleri së fundmi udhëtoi drejt ishullit luksoz Mykonos. Udhëtimi i saj me helikopter privat drejt ishullit grek dhe jeta e luksit me rolex në dorë dhe pushime të majme, kanë bërë që ndjekësit e saj të jenë kuriozë, se ku i gjen ajo të ardhurat për një jetë të tillë.

 

Ilda Bejleri i përgjigjet ndjekësit.
“Si arrin të blesh rolex me rrogë gazetarie?”– është kuriozuar ndjekësi teksa ka vënë rë detajin.

 

Por, siç e ka shpjeguar edhe herë të tjera, moderatorja seksi ka dhënë detaje se vjen nga një familje e pasur tiranase dhe përveç kësaj, paguhet shumë mirë.

 

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjëtër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë,”- i përgjigjet Ilda Bejleri fansit të saj.

 

Ajo ka ndarë video e foto nga ishulli i famshëm në Mykonos. Ajo që bie në sy është udhëtimi i saj me helikopter për në destinacion. Duket se Ilda ka vendosur të mos kursehet për pushimet e kësaj vere!