RREZIKU QË NA VJEN NGA BOMBOLAT E GAZIT

Synon të blesh lirë, por ndodh ta paguash shtrenjtë, madje dhe me jetë. Kështu ndodh me bombolat e gazit në Shqipëri, ku për mbushjen e tyre, pa llogaritur sigurinë, qytetarët zgjedhin tregun informal dhe pikat e karburanteve.

 

Pas tri rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqishëm për të kontrolluar të gjithë tregun. Në këto kushte, specialistët iu bëjnë apel qytetarëve që t’i drejtohen pikave të licencuara. Por për kompanitë e licencuara problem mbetet tregu informal dhe mosndërgjegjësimi i qytetarëve.

 

Pjesa më e madhe e tyre edhe nga mos pasja e informacionit të saktë për rrezikshmërinë por edhe sepse atyre u leverdis më shumë këto bombula gazi shkojnë dhe i mbushin pikërisht nëpër pika të ndryshme karburantesh në të cilat nuk janë të liçensuara çka e bën që shkalla e rrezikshmërisë për një shpërthim të mbundshëm të bombulës të jetë e lartë.

 

Por duke marrë shkas nga shpërthimi në Drashovicë, specialistët e Institutit Teknik Shtetëror paralajmërojnë rreth rrezikut që iu kanoset nga bombolat njëpërdorimshme ato ngjyrë portokalli, që tregtohen në pika të ndryshme shitje.

 

Këto bombula që kanë ngjyrën portokalli janë një përdormishe për në kampingje etj dhe nuk mund të rimbushen më. Por dhe pse qytetarët e njohin rrezikun, ata bëjnë zgjedhjen më të lirë dhe gjithçka tjetër ia lënë në dorë Zotit…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...