I kurseu gjithë jetën, i moshuari dhuron 3 milionë dollarë për studentët që nuk paguanin dot shkollën

204

Një marangoz nga Iowa, i cili sa ishte gjallë nuk bleu asgjë për veten e tij, i ka dhuruar të gjitha kursimet për të paguar kreditë studentore të 33 të rinjve.

 

Dale Schroeder gjatë gjithë jetës së tij kishte për t’u ndërruar vetëm nga dy palë pantallona, vendosi përpara se të ndërronte jetë në vitin 2005 që kursimet që kishte të shkonin për studentët që kishin nevojë.

 

86-vjeçari kishte arritur që të mblidhte 3 milionë dollarë dhe të gjithë këto para shkuan për pagesën e shkollave. Schroeder vinte nga një familje e varfër, nuk shkoi kurrë në shkollë të lartë, nuk u martua asnjëherë dhe nuk pati as fëmijë.

 

Ai jetoi një jetë të thjeshtë në Des Moines dhe punoi si marangoz në të njëjtin biznes për 67 vjet. Para se të vdiste, Dale i kishte kërkuar avokatit dhe mikut të tij Stephen Nielsen që të sigurohej se pasuria e tij do të shkonte për studentë që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollën.

 

Gjatë viteve Schroeder blinte vetëm nga dy palë xhinse, një palë për në punë dhe një palë për në kishë.